Mijallkov ndryshon adresën e vendbanimit nga Shkupi në Ohër dhe dënimin do ta vuaj në burgun e Strugës

TË FUNDIT

Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, ka ndërruar adresën  e vendbanimit nga Shkupi në Ohër. Mijalkov në fillim të këtij muaji u deklarua fajtor për rastin “Perandoria” dhe duhet të kalojë tre vjet burg, që nënkupton se dënimin me burg për rastin “Perandoria” do ta vuaj në burgun e Strugës.

“Pas njoftimit të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme më 19 korrik 2022, lënda me të gjitha shkresat do të kalojë në kompetencë të Gjykatës Themelore të Ohrit, si gjykatë kompetente vendore për trajtimin e rastit konkret, njofton Gjykata Penale.

Gjykata në Ohër më pas do të duhet t’i dërgojë Mijallkovit një akt referimi për burgun në Strugë.