Ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, hoqi dorë nga pasaporta diplomatike, të cilën javën e kaluar ia ndau Ministria e Punëve të Jashtme. Mijallkov, në deklaratën e tij për portalin Press24, thotë se arsyeja për këtë është reagimi i partisë opozitare LSDM dhe i një pjese të mediave.
Pasaporta diplomatike, e cila, në përputhshmëri me ligjin dhe të drejtën e diskrecionit të ministrit, mu lëshua nga Ministria e Punëve të Jashtme. Atë ende nuk e kam marrë, e as shfrytëzuar. Në mungesë të ideve dhe të mbështetjes së qytetarëve, është plotësisht e pritshme që LSDM-ja nëpërmjet mediave të saj, të përqendrohet në bërjen e një fushate të zezë dhe në sulme personale, me qëllime diskredituese. Që atyre t’u merret kjo armë e fundit dhe të del në dritë mungesa e ideve që ato kanë, vendosa që aspak mos ta marrë pasaportën diplomatike dhe nga e njëjta të heq dorë. Do të vazhdoj të luftoj për interesat e Maqedonisë dhe të popullit maqedonas – thotë Mijallkovi në deklaratë.
Informacionin se ish kreut të DSK-së, i është lëshuar pasaportë diplomatike për funksionin “ekspert”, të cilin e publikoi portali Libertas, nga ana e opozitës u cilësia si skandal serioz, duke i kërkuar ministrit të punëve të jashtme, të shpjegojë se në çfarë baze është lëshuar ky dokument.
