Midis 800 refugjatëve dhe emigrantëve në Lezbos, janë konfirmuar 21 raste pozitive me Kovid-19

TË FUNDIT

Gjithsej 800 refugjatë dhe emigrantë deri më janë vendosur në kampin e ri të përkohshëm në ishullin grek Lezbos, ndërsa 21 prej tyre, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA janë pozitivë me Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga e shtuna ka filluar procesi i akomodimit të refugjatëve dhe emigrantëve të cilët pas dy zjarreve në Moria mbetën pa kulm mbi kokë.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecasi në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, tha se nëse vazhdojnë me ritmin e njëjtë, në tre-katër ditët e ardhshme do të përfundojë i gjithë procesi, ndërsa nuk është planifikuar akomodim i të gjithë 12-13 mijë refugjatëve dhe emigrantëve, sepse një pjesë e tyre tashmë janë akomoduar në vend tjetër.

Sqaroi se para se të akomodohen në kampin e ri të përkohshëm, gjatë hyrjes, të gjithë refugjatët dhe emigrantët me ndihmë të testit të shpejtë testohen për Kovid-19, ndërsa ata me rezultat pozitiv, u bëhet test PCR molekular. sr/ar/