Micotakis u prit nga Erdogan në Stamboll! Turqia dhe Greqia nënshkruan një seri marrëveshjesh bilaterale

TË FUNDIT

Turqia dhe Greqia nënshkruan të mërkurën një seri marrëveshjesh bilaterale pas bisedimeve të nivelit të lartë midis presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe kryeministrit grek, Kyriakos Micotakis, në Stamboll, përcjell TV21. Të dy liderët bashkëkryesuan takimin e gjashtë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, pas një takimi kokë më kokë, pas çka, në ceremoni zyrtare u nënshkruan disa marrëveshjeve midis dy vendeve.

Erdogan dhe Micotakis gjithashtu nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës Helene.

Midis dokumenteve të nënshkruara ishte një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim midis Zyrës së Investimeve dhe Financave të Presidencës së Turqisë dhe Enterprise Greece, agjencisë greke për investime dhe tregti të huaj.

Marrëveshja u nënshkrua nga Burak Daglioglu, kreu i zyrës turke, dhe Zv. Ministër i Jashtëm i Greqisë, Haris Theoharis.

Shërbimet Ro-Ro

Një memorandum i veçantë, që synon të nxisë nisjen e shërbimeve Ro-Ro midis Portit të Izmirit dhe Portit të Selanikut, u nënshkrua nga Zv. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, dhe Theoharis.

Bozay dhe Theoharis gjithashtu nënshkruan një memorandum për të forcuar bashkëpunimin brenda kornizës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Përgatitja për tërmete

Në fushën e menaxhimit të katastrofave, u nënshkrua një memorandum për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral në përgatitjen për tërmete nga Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Ciftci, dhe Ministri grek për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjen Civile, Ioannis Kefalogiannis.

Bashkëpunimi kulturor

Bashkëpunimi kulturor u trajtua përmes një memorandumi tjetër, të nënshkruar nga Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, dhe Ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni.

Shkencë dhe teknologji

Në fushën e shkencës dhe teknologjisë, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët që shpreh qëllimin për bashkëpunim midis Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë dhe Ministrisë së Zhvillimit të Greqisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, dhe Ministri grek i Zhvillimit, Takis Theodorikakos.