Micotakis: Rreth dy milionë qytetarë do të vaksinohen deri në muajin mars

TË FUNDIT

Në tremujorin e parë, deri në fund të marsit, do të kemi rreth katër milionë doza, kështu që mund të kemi vaksinuar rreth dy milionë bashkëqytetarë tanë, tha kryeministri grek, Kirjakos Micotakis në intervistë për televizionin “Antena”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis shpjegoi se nga marsi dhe prilli, vaksinimi masiv do të fillojë në vend dhe muajin tjetër në Selanik dhe Athinë do të krijohen katër qendra të mëdha vaksinimi, në të cilat deri në 20.000 persona mund të vaksinohen për çdo ditë.

Ai theksoi se Greqia tashmë ka blerë 25 milionë doza, me mundësi të vaksinimit të rreth 15 milionë qytetarëve, ose dy herë më shumë sesa ka nevojë vendi.

“Dua të siguroj popullin grek që kemi mjaftë vaksina. Sidomos pas prillit, ne do të kemi një furnizim shumë më të lartë të vaksinave krahasuar me kërkesën për vaksina që do të ekzistojë”, tha Micotakis.

Lidhur me situatën aktuale me pandeminë në Greqi, kryeministri grek tha se ata arritën të kufizojnë valën e dytë, e cila ngadalë po tërhiqet, gjë që, sipas Micotakis, tregohet edhe nga të dhënat. Nga më shumë se 600 pacientë të kyçyr në aparate në fillim të dhjetorit, tani janë zvogëluar në më pak se 350.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi, janë regjistruar 146.020 raste të Kovid-19, ndërsa 5.329 persona kanë vdekur.

Që nga 27 dhjetori i vitit 2020, përfshirë me pasditen e djeshme, 55.988 persona janë vaksinuar./MIA