Kryeministri grek Kiriakos Micotakis shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për presidentin francez Emanuel Makron dhe popullin francez në llogarinë e tij zyrtar në Tuiter pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Fyerjet personale ndaj presidentit Makron dhe gjuha e urrejtjes kundër Francës nga udhëheqja turke janë të papranueshme, ajo ndez urrejtjen fetare dhe prish bashkëjetesën paqësore. Mbështetje dhe solidaritet i plotë për Emanuel Makronin dhe popullin francez, i cili vazhdon të mbaj zi për krimin e rëndë”, shkroi Micotakis në Tuiter. sr/sn/
