Kryeministri i Greqisë, Kirijakos Micotakis, mbrëmë gjatë fjalimit të tij në Selanik theksoi se Greqia e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Greqia është pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm sepse kështu transformohemi në faktor stabiliteti në rajon, por edhe për faktin se integrimi përbën vegël demokratike shtysë për modernizimin e domosdoshëm të fqinjëve dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale”, tha mbrëmë gjatë fjalimit në Selanik Kirijakos Micotakis.
