Micotakis dhe Mishel kanë biseduar për raportet mes Turqisë dhe BE-së

TË FUNDIT

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë dhe përgatitja për Samitin e jashtëzakonshëm të BE-së më 17 dhe 18 korrik të vitit 2020, ku temë kryesore do të jetë Fondi për rikuperim, ishin në fokus të bisedave mes kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis në takimin e sotëm të tyre përmes video-konferencës.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e tij të rregullt me gazetarët, tha se u bë fjalë edhe për marrëdhëniet mes Evropës dhe Turqisë, si dhe për “shkeljet e Turqisë në Mesdheun lindor”./MIA