Mickoski: Zaev të pranojë kërkesën për zgjedhje të parakohshme

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon nga kryeministri Zaev që të pranojë kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mars të viti 2020.

“Do të ishte me mend nga ana e tij dhe mirë për shtetin dhe të ardhmen e tij që ta pranojë kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ja unë si datë e propozova muajin mars të vitit të ardhshëm, menjëherë pas mesit të tetorit kur presim nga ana e Këshillit Evropian që të deklarohet nëse Maqedonia do të marrë datë për nisje negociatash, nëse s’do të marrë ose do të ketë ndonjë zgjidhje të mesme të kushtëzuar në gjithë këtë situatë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.