Mickoski: VMRO-ja ka numër më të madh të deputetëve në Kuvend, nuk kemi shumicë pasi në Maqedoni nuk ka kulturë politike

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus në TV21 tha se partia që udhëheqë ai ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, por që sipas tij nuk mund të sigurohet shumicë parlamentare në Kuvend pasi në vendin tonë nuk ka kulturë politike.

“VMRO-DPMNE aktualisht ka numrin më të madh të deputetëve, numrin më të madh të kryetarëve të komunave, numrin më të madh të këshilltarëve. Nuk ka shumicë në Kuvend për shkak të mungesës së kulturës politike dhe gjërave të tjera për të cilat opinioni ishte dëshmitarë më 11 nëntor. Por kjo është një temë tjetër”, tha Mickoski.