Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën për media tha se rezultati zgjedhor tregoi se opozita ka marrë më shumë vota se pushteti, ndërsa VMRO-DPMNE pa Lëvizjen Besa që është në koalicion me LSDM-në mori më shumë mandate deputetësh. Mickoski madje u shpreh se në këto zgjedhje, VMRO-DPMNE-ja ka fituar LSDM.
“VMRO-ja ka kredibilitetin më të madh për të formuar qeverinë e re. Bisedimet do të fillojnë, unë kam thënë se nën kushtëzime nuk punojë. Jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë, por jo nën diktat dhe kushtëzime nga dikush,” tha Mickoski duke shtuar se nuk e ka ndërmend të bashkëpunoj me njerëz të cilët akuzohen për kriminalitet.
Mickoski tha se si parti kanë pasur edhe vota nga mjedise të pastra etnikisht shqiptare, si nga Gostivari, Likova, Çairi, Haraçina, Zhelina dhe disa vende tjera.TV21
