Mickoski uron nga Morunishti: Ilindeni është shenjtëria jonë

TË FUNDIT

Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, festën e ka shënuar në fshati Morunisht të Strugës, nga ku uroi për Ditën e Republikës. Mickoski u shpreh se kjo festë është ndjenjë e veçantë për të gjithë qytetarët., ndërsa nuk la pa kritikuar qeverisjen aktuale për shumë fusha.

Kritikoi edhe Mini-Shengenin, përmes së cilit, siç tha, po përpiqet te zëvendësohen eurointegrimet e vendit. Sa i përket kontestit me bullgarinë, tha se kjo nuk është as garë e as për të bërë patar. Shtoi po ashtu se jemi duke jetuar vitet më të vështira nga pavarësia e deri më tani dhe se kemi punë me më të këqijtë që kemi pasur ndonjëherë në skenën politike.

“Ilindeni është shenjtëria jonë. Ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas. Është golgota jonë pa të cilën nuk do të kishte liri. Është shkëmbi ynë mbi të cilin e vendosim themelet e shtëpisë tonë, prandaj si maqedonas, si patriotë i përulemi veprës. Maqedonia është më shumë se vend, është dashuria jonë, nëna jonë, familja jonë. Për të ia vlen gjithçka, për të do të bëjmë gjithçka”, tha Mickoski./TV21