Mickoski tregon se në cilat komuna VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA do të fitojnë që në rrethin e parë

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në debate zgjedhore në TV21 tha se kudo që kanë kandidatë për kryetar komune presin që të fitojnë që në rrethin e parë.

“Aty ku ka ASH-AAA kandidat, ne nuk kemi kandidat, do të përkarhim kandidatët e koalicionit ASH-AAA”, tha Mickoski.