-Mendoj që si qeveri kemi shumicë historike, të lartë në Kuvend. 2/3, dhe në këtë koment nuk mendojmë diçka të tillë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse ka mundësi që krahu i Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e qeverisë pas largimit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, përcjell TV21.
Mickoski tha se të martën do të caktohen të emëruarit e qeverisë për ushtrues detyre të kryetarit të komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushës dhe Qendër Zhupës.
“Të martën në seancë qeveritare, e pritëm KSHZ-në, Anti-Korrupsionin…të martën në seancë qeveritare”, tha Mickoski.
I pyetur për bisedimet me VLEN për emrat e ministrave të rinj, Mickoski tha se gjithçka do të bëhet publike në fillim të javës së ardhshme.
“Mendoj që në fillim të javës së ardhshme gjithçka do të dihet. Gazetari: A do të prisni që të mbarojë Kongresi i VMRO-së? Jo jo, absolutisht, në fillim të javës së ardhshme do t’i parashtrojmë emrat. Më pas kemi plan të aktiviteteve që presim t’i bëjmë edhe brenda në parti, më pas në institucione. Ja të shkojmë hap pas hapi”, theksoi Mickoski.
