Mickoski thirrje Këshillit Iniciues për dorëheqjen e tij: Ejani të bisedojmë dhe së bashku ta mundim LSDM-në dhe Zoran Zaev.

TË FUNDIT

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i tha Këshillit Iniciues për dorëheqjen e tij dhe kongresin e jashtë zakonshëm për zgjedhjen e një kryetari të ri se ai nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje dhe i thirri ata që të bisedojnë për ta mundur së bashku këtë Qeveri.

“Unë thash që nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, sepse kjo shkon në favor të LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Do të ishte një veprim frikacak dhe për këtë arsye do të qëndroj dhe do të luftoj deri në fund. Unë u bëj thirrje Iniciatorëve që të vijnë në parti dhe së bashku të diskutojmë dhe së bashku ta mposhtim këtë Qeveri”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu paralajmëroi protesta kundër kësaj Qeverie.