Mickoski thirrje Europës: Rol më intensiv për paqe në Ukrainë përmes bashkëpunimit me SHBA”

TË FUNDIT

Në Budapest pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski me homologun e tij hungarez Viktor Orban u shqyrtua gjendja në botën perëndimore, njoftoi nikoqiri. Sipas Orbanit, ka përplasje në relacionin BE-SHBA dhe përplasja është arsyeja shtesë për një bashkëpunim më të fortë dypalësh mes Shkupit dhe Budapestit, me qëllim që të gjendet përgjigje e përbashkët për situata të këtilla. Orban i kritikoi liderët europianë.

“Shpresat tona më të mira janë për t’i dhënë fund kësaj lufte. I thashë kryeministrit se ne i mirëpresim negociatat mes SHBA-ve dhe Rusisë ndërsa ne hungarezët jemi të interesuar për rezultat pozitiv. I thashë kryeministrit se ne grindemi me ato shtetet e BE-së që janë miq dhe aleatë tanë të cilat zgjodhën se Ukraina duhet ta vazhdojë luftën”, tha Viktor Orban.

Kryeministri Hristijan Mickoski, theksoi se qëllimi strategjik i vendit tonë mbetet anëtarësimi në BE dhe për këtë nuk duhet të ekzistojnë dilema. Ai shpreson se, siç tha, Hungaria miqësore të ndihmojë në zhbllokimin e procesit, ndërsa Orban theksoi se është e turpshme që aq ngadalë po zhvillohet procesi aderues. Mickoski njëkohësisht dërgoi edhe thirrje deri te Europa për gjetjen e paqes në Ukrainë.

“Së bashku të inkurajohemi dhe të mbështesim Europën që të marrë, do të doja të theksoja, rol më intensiv në procesin e arritjes së paqes së qëndrueshme në Ukrainë përmes partneritetit dhe aleancës me SHBA-të, diçka që është në interes të miqve ukrainas dhe vetë Europës”, tha Hristijan Mickoski.

Ata kanë biseduar edhe për bashkëpunim më të thellë në industrinë ushtarake dhe infrastrukturore. Orban thanë se në tavolinë ekziston ideja edhe për zonë të përbashkët ekonomike mes Hungarisë, Serbisë dhe Maqedonisë, por tani për tani nuk mund të realizohet për shkak se dy nga tre shtetet nuk janë anëtare të Unionit.