Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoski ka dërguar mesazh urimi me rastin e ditës së pavarsisë së Maqedonisë së Veriut.
Mickoski në mesazhin e tij thekson se sot shënohen 29 vjet pavarësi, 29 vjet tundime, ngritje dhe ulje.
“Sot shënohen 29 vjet pavarësi, 29 vjet tundime, ngritje dhe ulje. Fillimet e pavarësisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me VMRO-DPMNE-në dhe rolin aktiv të cilin e ka pasur partia në ndërtimin e shtetit, Republikës së Maqedonisë.
Ai brez unanimisht luftoi për shtet të pavarur, me institucionet e veta, me elan të madh për jetë më të mirë. Ndërsa sot çështja kryesore është nëse ne si gjeneratë e justifikojmë luftën e tyre. Përgjigjja në masë të madhe është JO.
Për këtë na duhen ndryshime në drejtim të së mirës, ndërsa për këtë duhet punë dhe angazhim të secilit prej nesh dhe të kuptojmë se secili është krijues i fatit dhe lumturisë së vet. Nga ne varet gjithçka.
Për këtë duhet së bashku të luftojmë, të mos kemi qeveri të pasur dhe popull të varfër, qeveri e cila ka komoditet dhe popull i cili jeton me veresi.
Të besojmë në vetvete, të besojmë në Maqedoni. Gëzuar festën atdhe, të kemi një Maqedoni evropiane. Të luftojmë për një lumturi të përbashkët”, thuhet në letrën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
