Mickoski: Qelia ka përgatitur su’lme terr’oriste, bashkë me partnerët e neutralizuam grupin

TË FUNDIT

Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut sot në intervistë për Click Plus në TV21 ka folur për shkatërrimin e grupit terrorist në rajonin e Gostivarit dhe Strugës.

Mickoski tha se qelia ka përgatitur sulme terroriste, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë dhe se është shkatërruar bashkë me partnerët.

“Për këtë qeli kanë ekzistuar dyshime të bazuara se pargatitin sulme të cilat kanë qëllime në shtet, do të thoja sulme terroriste, dhe kjo është një nga qelitë e shumta të cilat janë aktive në rajon. Por ajo tashmë është e siguruar dhe e eliminuar së paku te ne. Supozoj se edhe shtetet tjera do të operojnë në ditët në vijim dhe do t’i eliminojnë. Bashkë me partnerët tanë e kemi neutralizuar”, tha Mickoski.