Maqedonia do të përballet me një prej kundërshtarëve më të fortë në grup, pikërisht Belgjikën, që synon vend direkt në Botëror. Ndeshja do të luhet më 10 tetor, që përkon me fushatën për zgjedhjet lokale, i pyetur për këtë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i bindur për fitore dhe se pret kualifikim në Botëror.
“Në atë periudhë fushata do të jetë intensive, kështu që do të mundohemi që në pauzën në mes të mitingjeve, ta ndjekim ndeshjen. Jam i bindur në lojë të guximshme të futbollistëve maqedonas, luftë të madhe dhe jam i bindur në rezultat pozitiv dhe Maqedonia të kualifikohet për herë të parë në Kampionat Botëror. Çfarë shpërblimi do të jepni nëse kualifikohemi në Botëror? Fillimisht le të ndodh ajo, pastaj do të mendojmë. Gjithsesi se si qeveri asnjëherë nuk i kemi harruar arritjet dhe sukseset e sportistëve maqedonas, pa dallim sportin”, tha Mickoski.
