Mickoski pohon se ka mbi 80 deputetë – BDI dhe LSDM të sigurta se deputetët e tyre nuk do të kalojnë në pushtet

TË FUNDIT

Kryeministri Hristian Mickoski në një intervistë për RTK tha se shumica parlamentare ka më shumë se 80 deputetë. Megjithatë, ai nuk ishte mjaft i saktë se në çfarë e bazoi deklaratën. Jam pak më optimist, mendoj se janë më shumë se 80, por nëse ka nevojë edhe do t’i shohim, tha Mickoski në intervistë. A e përfshin ai Menduh Thaçin, i cili u largua nga koalicioni Frontit Evropian, si dhe Monika Zajkovën, e cila javën e kaluar deklaroi se pretendon të jetë në pushtet, Mickoski nuk saktësoi, madje edhe sikur u tërhoq nga kjo deklaratë.

BDI mohon se ka deputetë nga koalicioni i Frontit Evropian që do të kalonin në shumicën parlamentare.

TV21 ka kontaktuar me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovskin, i cili nuk deshi të prononcohet por tha se nuk ka asnjë deputet nga grupi i tyre parlamentar që do të kalojë në shumicë parlamentare apo do të votojë për nevojat të qeverisë.