Mickoski për Xhaferin: Të shkoj të vizitohet!

TË FUNDIT

Mickoski duke folur për Xhaferin me audio incizimin që doli dje në rrjetet sociale, tha se turpërohet që njeh dhe se një person i tillë ka probleme me sistemin nervor. Ai tha se ka institucione të veçanta që kujdesen për këto probleme dhe se Xhaferi bën mirë të shkoj të kontrollohet.

“Epo, më vjen turp që e njoh atë njeri, ta them hapur kështu, më vjen turp që më bëri jeta ta takoj atë burrë dhe vërtet nuk arrij ta kuptoj se çfarë e bën Kovaçevskin nëtë bëjë një vesh të shurdhër dhe një sy qorr. Duhet të heshtë për atë që ka kapur dhe të durojë këtë turp dhe këtë poshtërim, personalisht ashtu edhe si qytetarët. Sepse fyen nënët e punonjësve që mund të jenë maqedonas që janë shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, nuk ka rëndësi, ai kështu shan një nënën. Nëse një person ka problem me veten dhe me sistemin e tij nervor ka institucione të veçanta që kujdesen për këtë, parlamenti dhe ai“, tha Mickoski.

MARKETING I PAGUAR POLITIK