Mickoski për marrëveshjen me ASh-AAA-në: Bëmë hap historik

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Berovë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën potencoi se është një hap historik për Maqedoninë.

“Bëmë koalicion qysh para rrethit të parë në zgjedhjet lokale në qytete të caktuara. Do të mbështetemi në komuna të caktuara, do të mbështetemi në nivel të kandidatëve për kryetarë komunash. Jemi marrë vesh që aty ku koalicioni Alternativa-Aleanca do të kenë kandidat, VMRO-DPMNE të mos kandidojë dhe anasjelltas, aty ku do të ketë VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca – Alternativa të mos kandidojë, kuptohet në ato komuna ku kemi rënë në ujdi”, tha Mickoski.