Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dëshmoi në gjykatë për rastin 27 prilli. Pasi doli nga seanca në deklaratë për mediat tha se ky proces gjyqësor është i montuar dhe politik, me qëllim që siç tha t’i shkaktohet dëm VMRO-DPMNE-së dhe të kryhet terror ndaj aktivistëve të saj. Sipas Mickoskit partia e tij, ka qenë ajo që ka pësuar nga 27 prilli, ndërsa LSDM ka përfituar.
-Shihet qartë se bëhet fjalë proces serioz të montuar politik, që ka për qëllim t’i sjell dëm VMRO-DPMNE-së. Proces politik që ka për qëllim të kryen terrorizëm politik ndaj aktivistëve dhe anëtarëve të VMRO DPMNE-së dhe proces politik prej të cilit dikush përfitoi e dikush humbi. Unë mendoj se pas 27 prillit seriozisht humbi VMRO DPMNE, ndërsa menjëherë pas atyre ngjarjeve LSDM dhe Zoran Zaev formuan Qeveri”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.
