Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti tha se kanë biseduar për kontestin me Bullgarinë dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Tema e parë ishte kontesti me fqinjin tonë lindor, ku unë i përsërita tezat tona, qëndrimin parimorë që të respektohet Rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Tema e dytë që e kemi biseduar ishte tema për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi mes tjerash Mickoski.
I pyetur se cilat ishin qëndrimet e Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se duhet të pyetet vetë Ahmeti.
“Do të ishte joserioze që të përcjell atë çfarë tha z.Ahmeti. Do ta pyesni Ahmetin”, tha Mickoski.
