Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur se koalicioni që ai drejton me mbështetjen e popullit bindshëm do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pastaj, ka thënë ai, të gjithë bashkë t’i përvjelim mëngët dhe të punojmë për ripërtëritjen e Maqedonisë siç e kemi trashëguar dhe siç duam tua lëmë brezave që vijnë.
“Periudhën e kaluar kemi hapëruar ngadalë që të mos biem, që të mos kthehemi disa hapa prapa dhe të mund të nisim nga fillimi. Kemi sjellë vendime që ndoshta çdoherë nuk kanë qenë të pëlqyeshme, por kanë qenë vendime që neve na sollën deri te qëllimi i fundit, ajo është që sa më shpejtë të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Mickoski në komunën e Kisella Vodës.
Kur dikujt do t’i ndodhë diçka e keqe, tha ai, siç i ndodhi Maqedonisë nga ky pushtet, “nuk duhet të pikëllohet, por të korrigjohet dhe të vazhdojë të luftojë në atë që beson”.
Ai ka ftuar qytetarët që më 15 korrik t’i japin fund, siç tha, “korrupsionit dhe krimit, poshtërimit të Maqedonisë dhe të rrethojnë numrin 14 në fletëvotim”.

Para të pranishmëve ka folur edhe bartësja e listës në NJZ 1, Gordana Siljanovska- Davkova e cila është e bindur se qytetarët do t’i japin mbështetje VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në këto zgjedhje./MIA
