Mickoski: Para dy ditëve i janë paguar 120 milionë euro kompanisë “Behtel & Enka”

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi  se pushteti para dy ditëve i ka paguar 120 milionë euro kompanisë kontraktuese për korridoret 8 dhe 10D.

“Kam informacione të sigurta se para dy ditëve nga thesari  janë transferuar para   përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve  NPRRSH, rreth shtatë miliardë e 250 milionë denarë, pra rreth 120 milionë euro. Ata para  supozoj tashmë duhet të derdhen në llogarinë e kompanisë kontraktore për këto pjesë të korridoreve 8 dhe 10d”, tha Mickoski. 

Mickoski thotë se nuk janë kundër ndërtimit të korridoreve, as kundër që ajo kompania t’i mbrojë interesat, por kundër shitjes së interesave të popullit dhe shtetërore nga politikanët aktualë në pushtet.

“Dhe për këtë do të përgjigjen. Shumë shpejt prej sot ja unë ju premtoj se do të përgjigjen”, tha lideri i partisë opozitare.