Edhe pse paraprakisht u paralajmërua se do të punojnë edhe gjatë fundjavës, kryeparlamentari Talat Xhaferi dje e ndërpreu seancën për shkak të, siç tha, festsn fetare Falje, duke thënë se do të vazhdojnë të hënën. Opozita gjatë ditëve të kaluara me kritika se rikonstruktimi i qeverisë nuk bëhet për shkak të programeve dhe parimeve, por për të bërë pazarllëk duke e konsideruar hap të keq për ta mbajtur e gjallë këtë qeveri edhe ca kohë. Nga LSDM thonë se me këtë rikonstruktim ata kanë treguar se Hristijan Mickoski i ka gënjyer qytetarët se VMRO-DPMNE ka shumicë të re parlamentare dhe se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Mickoski paralajmëronte se kah mesi ose fundi i shkurtit do të sigurojnë 61 deputetë që do të votonin për shpërbërjen e Kuvendit dhe se në maj do të mbanin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shkurti po kalon ndërsa paralajmërimet e Mickoskit se i njëjti do të bëjë diçka, nuk janë askund. Jo vetëm se nuk i ka 61 deputetët për shpërbërjen e Kuvendit por shumica parlamentare është më e fortë dhe më e madhe se ajo paraprake. Mickoski lirisht mund të shpallë kapitullim sepse çdo herë ndodh e kundërta prej asaj që e paralajmëron.”- deklaroi Darko Kaevski, LSDM.
LSDM përpiqet që ta defokusojë opinionin publik dhe manipulon se kam thënë se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Mickoski.
“Ishim shumë të kujdesshëm dhe tërë kohën kishim shumë kujdes se çfarë po flasim dhe tërë kohën folëm se ka sinjale nga grupi i deputetëve të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit se janë të pakënaqur nga sjellja e kryesisë së Qeverisë së BDI-së, që e ka përkrahjen e LSDM-së dhe se mund të vijë dita që të dalin nga qeveria. E dini se çfarë po duan ata tani, të imponojnë diçka duke thënë ja Mickoski tha, ndërsa unë nuk kam thënë se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe në këtë mënyrë duan të më nënçmojnë. “- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski tha se do të vazhdojnë t’i demaskojnë krimet e Qeverisë së, siç tha, BDI-së së përkrahur nga LSDM.
