Opozitarja VMRO-DPMNE përgatit ndryshim të liderit aktual të partisë, Hristijan Mickoski, ndërsa kumbari i kësaj gjëje është ish-lideri i partisë, Nikolla Gruevski. Këtë e pohon ish-funksionari i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski. Sipas tij, për lider të ri të VMRO-DPMNE-së përflitet emri i Aleksandër Nikollovskit, nënkryetar i partisë.
“Këtu është përmendur Aleksandër Nikollovski, i cili është i adhuruari i ri i Gruevskit, për të cilin përflitet se pas abolimit të Mickoskit, duhet të jetë trashëgimtari i tij i ri, apo, me aminin e Gruevskit, që ai të mbajë vëmendjen e tij në parti. Sipas informacioneve të mia, Nikollovski punon në formimin e koalicionit, mediave, në mbledhjen e gazetarëve dhe personave ndikues që do të mbështetnin dhe ekzekutojnë këtë gjë. Këtë e di Mickoski dhe mendoj se është i vetëdijshëm se nuk mund t’i ikë kësaj nëse ndodh ndryshimi”, deklaroi Filip Petrovski – ish-deputet.
Sipas Petrovskit, kjo është tërësisht e papranueshme për VMRO-DPMNE dhe do të jetë shkatërruese, për shkak se siç thotë, partia është në gjendje shumë të keqe tani.
Tv21 kontaktoi edhe me nënkryetarin Aleksandër Nikollovski, i cili pas deklaratës së shkurtër tha se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe manipulim klasik.
Njëkohësisht, burime të partisë në pushtet në lidhje me deklaratën e Petrovskit, thonë se nuk duan t’i komentojnë ndodhitë e brendshme në parti, për shkak se, siç thonë, nuk duan të përzihen në punët e tyre.
