Subvencione për instalimin e filtrave në oxhaqe për shtëpitë që ngrohen me lëndë djegëse dhe dru, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do ta propozojë këtë masë, dhe qëllimi është të ulet ndotja në prag të fillimit të sezonit të ngrohjes. Subvencionimi do të shkonte sipas parimit i pari që vjen – i pari që shërbehet.
Mickoski tha se kanë piketuar edhe 500 objekte publike që ngrohen me lëndë djegëse fosile dhe dru dhe qëllimi është edhe atje të instalohen filtra në oxhaqe. Por, gjithçka do të varet nga ajo nëse një masë e tillë e jashtëzakonshme është e lejuar ligjërisht në kushte kur tashmë janë shpallur zgjedhjet.
Kryeministri tha se disa ditë personalisht ka punuar mbi këtë problematikë dhe ka parë se një pjesë e madhe e qyteteve në atë mënyrë e kanë ulur ndotjen.
