Mickoski nga Radovishi: Me çmimet më të larta e pëson buxheti familjar, gjysmë milionë njerëz jetojnë me 150 denarë në ditë

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin e sontëm në Radovish i pyeti qytetarët e Radovishit nëse janë të gatshëm t’u dhurojnë katër vite të reja njerëzve të njëjtë të cilët tashmë dy herë, siç tha, i kanë zhgënjyer për të gjitha pritshmëritë me premtime të rrejshme.

“Prej këtyre zgjedhjeve lokale varen shumë punë, të gjithë lidhen me të ardhmen e Maqedonisë tonë, zgjedhja është e thjeshtë në këto zgjedhje ose do të vazhdojë korrupsioni, krimi, kaosi, mungesa e drejtësisë, stagnimi i shtetit, eksperimentet në arsim, dështimi dhe marrëdhënia johumane ndaj bujqve, tradhtitë ose do të krijojmë së bashku një të ardhme të re, më ndryshe dhe më të mirë”, theksoi Mickoski.

Lidhur me çmimet më të larta, lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se çmimet e rritura të produkteve kryesore i pësojnë buxhetet familjare të qytetarëve ndërsa gjysmë milionë qytetarë jetojnë me nga 150 denarë në ditë.

“Çmimet e rritura të vajit, qumështit, miellit ndërsa sot pas se di të satës herë u rrit edhe çmimi i benzinës, ndërsa është paralajmëruar ajo që VMRO-DPMNE e thoshte – rritja e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa pagat nuk janë të mjaftueshme për shlyerjen e nevojave kryesore”, tha Mickoski.

“Neve na duhet të krijojmë të ardhme të re, që bazohet në mundësitë për njeriun e rëndomtë. E ardhme dhe shpresë e cila do të sjellë ndryshime. E ardhme dhe shpresë e cila do ta ndryshojë pasqyrën e politikës në vend”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski para qytetarëve në tubimin në Radovish.

Sipas Mickoskit, pushteti është i frikësuar pasi VMRO-DPMNE ofron njerëz të motivuar dhe të rinj të cilët hyjnë në politikë që të japin nga vetja jo të përfitojnë për veten.

Ai tha se Zaevi tashmë është përçarë me shumë partnerë të koalicionit, Partinë Liberal-demokratike, DOM, BESA dhe pjesërisht edhe me BDI-në.