Mickoski nga Ohri: Ta fillojmë orën triumfuese, që do të përfundojë më 15 korrik me fitore historike

TË FUNDIT

Kryetari VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga bartësi i njësisë zgjedhore 5, Igor Durlovski, sot e vizituan lagjen Velgoshti, Ohër, me ç’rast realizuan takim me banorët lokalë.

“Faleminderit të gjithëve që sot jeni këtu, ta fillojmë orën triumfuese, e cila do të përfundojë me 15 korrik me një fitore të madhe historike të Koalicionit, të cilin do ta udhëheqë VMRO-DPMNE-ja, të quajtur ‘Ripërtëritje e Maqedonisë’”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se dëshiron t’u falënderohet të gjithë themeluesve, veteranëve, komitetit vendor në Velgoshti, dhe të gjithëve të cilët vitet e kaluara i kanë kaluar duke punuar për Maqedoninë dhe duke punuar për VMRO-DPMNE-në.

Mickoski premtoi se VMRO-DPMNE-ja do ta mund secilin turp, të cilin ia shkaktoi LSDM-ja Maqedonisë.