Mickoski: Nga “E majta” varet nëse do të jetë pjesë e koalicionit opozitar

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pasdite përmes profilit të tij në Fejsbuk shprehu keqardhje që udhëheqësia e “Të Majtës” e refuzon, dorën e shtrirë për bashkim me opozitën.

“Më lejoni të besoj se kjo është ndoshta rezultat i mungesës së përvojës politike të udhëheqësisë Të Majtë. Megjithatë, askush nuk kërkoi nga e Majta të ndhmojë për të arritur në pushtet. Kërkuam të bashkohemi për ta rrëzuar Zaevin, ndërsa faktet flasin  se një pjesë e udhëheqësisë Të Majtë ka përgjegjësi personale për sjelljen e koalicionit LSDM/BDI në pushtet. Ja shansi është të rregullohet gabimi  i cili të gjithëve na kushton shumë. Të bashkohemi  në një bllok të madh opozitar kundër LSDM-së dhe BDI-së. Qëllimi është koalicioni kundër krimit dhe korrupsionit, për nxjerrje të Maqedonisë nga balta në të cilën gjendet, për ekonomi, arsim dhe shëndetësi më të mirë”, shënoi Mickovski.

Citon se nga “E Majta” varet nëse do të jetë pjesë e koalicionit opozitar.