Mickoski në takim në OEMVP

TË FUNDIT

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka filluar takimet me krerët politik në vend.

Sot në takim ka qenë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në takim janë prezantuar dhe idetë e Odës, të cilat siç thojnë nga kjo e fundit, kanë për qëllim të rrisin dhe zhvillojnë ekonominë e vendit.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohen çështjet me rëndësi të cilat sjellin deri tek përmirësimi i klimës si biznesit, tejkalimit të krizës të shkaktuar nga Pandemia Kovid-19 por edhe çështjet tjera të rëndësishme të ndërlidhura me pushtetin lokal që tangojnë biznesin”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Nga OEMVP-ja vlerësojnë, se transparenca dhe llogaridhënia, zvogëlim i zhvillimit të pabarabartë rajonal ekonomik, ulja e papunësisë, krijimi i platformës ekonomike do të kontribuojë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e BPV-së mbi 4% në katër vitet e ardhshme./TV21