-Në lidhje me Koceskin, prisni dhe do ta shihni, tha kryeministri Mickoski i pyetur nëse qeveria do të vazhdojë të kërkojë largimin e kryeprokurorit Lubço Kocevski, përcjell TV21. I pyetur për raportin e KE-së për gjyqësorin, Mickoski tha se nuk do të lejojë ndryshimet që mundësojnë dyfishim të pagave për prokurorët dhe gjykatësit.
“Vitin e ardhshëm duhet të kthejmë si shtet, për shkak të borxheve në të kaluarën, jo nga kjo qeveri. Më shumë se 2 miliard euro. Më shumë se 2 miliardë euro në buxhet rreth 6.5 miliardë euro. Këtu duhet të kemi pensione, transferime sociale, paga, shpenzime komunale dhe duhet të kthejmë më shumë se 2 miliardë euro, për shkak se dikush në mënyrë armiqësore e ka futur në borxh shtetin dhe gjeneratat e pa lindura. Nëse ju mendoni, ose opinioni ja, mendon se duhet t’i dyfishojmë pagat e prokurorëve dhe gjykatësve, lirisht le ta thonë, ja unë do ta dhuroj pagën time për prokurorët, por të gjykojnë dhe akuzojnë sipas ligjit, jo siç kanë bërë deri tani. E di që tani do të dalin, do të sulmojnë, do të më akuzojnë. Micko është ashtu, kështu. Në rregull. Por nuk mundem, thjesht morali nuk ma lejon të pajtohem me rritjen e pagave për persona që nuk kanë asnjë rejting, nëse kjo është reforma kyçe që duhet ta bëjmë, më falni por nuk do ta bëj”, theksoi Mickoski.
