Mickoski: Në këto zgjedhje t’i japim mundësi një të ardhme të përbashkët më të ndryshme dhe të re

TË FUNDIT

Në këto zgjedhje më së miri është t’i besoni vetes dhe të merrni vendim i cili nënkupton ndryshime, dhënie të mundësisë që të ndërtojmë një të ardhme të ndryshme dhe të re të përbashkët, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mitingun e djeshëm në Makedonska Kamenicë.

“Dua t’ju përcjell një porosi që pashë dje në rrjetet sociale, e cila fsheh një të vërtetë të thellë, e cila pasqyron më së miri hipokrizinë e propagandës aktuale të qeverisë, se sa mungojnë mburrjet e tyre në media për gjëra që nuk janë zgjidhje për problemet e qytetarëve. LSDM printoi një broshurë me porosi: NATO – Regjistrimi – Urime popull, etj, gjoja përfundoi punën. Por njerëzit e shkathët thanë të vërtetën lakuriq në rrjetet sociale. Epo, ne e shohim atë porosia nga qeveria, qëllimi i së cilës është të mburret, e fotografuar në frigorifer, por frigoriferi është bosh. Dhe më duhet të them një broshurë e bukur, por çfarë dobie ka një lavdërim i tillë nëse frigoriferi është bosh”, shtoi Mickoski.

Ai theksoi se nuk dëshiron ta relativizojë atë që jemi anëtare e NATO-s, por, siç tha, “ajo që frigoriferët e popullit janë bosh është dhimbja kryesore e cila na  mundon të gjithë neve.