Mickoski në Dibër: Garantojmë drejtësi pa kusht dhe zero tolerancë të korrupsionit

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski dhe bartës i listës së kandidatëve në NJZ 5  të kolaicionit “Rindërtim për Maqedoninë” Igor Durllovski sot ishin në Dibër prej ku porositën se në programin e VMRO-DPMNE-së ka masa të cilat garantojnë drejtësi pa kusht dhe zero tolerancë të korrupsionit.

“Këto zgjedhje janë zgjidhje çfarë Maqedoni duam të shohim për katër vjet që tani, ndërsa do të thoja edhe vitet të cilat vijnë pas këtyre katër viteve. Nëse duam të shohim një Maqedoni e cila e cila do të e turpëruar, e poshtëruar, e përulur, e grabitur, plot me krim, korrupsion, shumë mossuksese  apo një Maqedoni e cila do të jetë krenare, e drejtë dhe tl cilën të gjithë banorët të cilët janë pjesë e saj, do të mund me krenari të thonë po unë jam nga Maqedonia”, tha Mickoski.

Theksoi se LSDM-ja ka premtuar se do të vendoset drejtësi, por, siç tha, për fat të keq qytetarët kanë fituar zhvatje, krim dhe varfëri.

Shtoi se me kujdes janë zgjedhur projektet në program dhe se theks i veçantë është vënë në shtetin ligjor, respektim të ligjeve dhe të Kushtetutës.

Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe bartësi i listës së kandidatëve Igor Durlovski, i cili porositi se VMRO-DPMNE-ja do të angazhohet për një numër më të madh të projekteve investuese që të zhvillohet Dibra, të inkurajohen ata që kthehen nga jashtë të investojnë, të zhvillohet turizmi spa dhe të shfrytëzohen potencialet natyrore që i ofron Dibra dhe Liqeni i Dibrës.

Theksoi se këto zgjedhje janë një mundësi që nuk duhet të lëshohet.

Para dibranëve u prezantua edhe Almin Shainovski, i cili është pjesë e listës së kandidatëve në këtë njësi zgjedhore nga Dibra.