Mickoski mbetet, Janushevi largohet, Bordi iniciues dhe LSDM-ja vlerësojnë se ndryshmet janë vetëm teatro

Must Read

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e...

Pas Komitetit të djeshëm Qendror të partisë opozitare, VMRO-DPMNE, krahas ndryshimit të një pjese të anëtarësisë së Komitetit Ekzekutiv, më shumë vëmendje tërhoqi edhe dorëheqja e papritur e sekretarit gjeneral të partisë, Igor Janushev. Për momentin, VMRO-DPMNE funksionon pa sekretar të përgjithshëm, edhe pse Janushevi ishte bartësi i vetëm i listës zgjedhore i cili fitoi më shumë mandate në raport me LSDM-në. Kryetari Hristijan Mickoski, pas seancës së djeshme të organit më të lartë të partisë, nuk shpjegoi pse Janushevi po tërhiqet nga funksioni.


“Sekretari i deritanishëm gjeneral Igor Janushev u tërhoq për arsye personale. E shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj për punën e tij, angazhimin e madh dhe luftën pa rezervë. Ai vazhdon të kontribuojë në parti dhe t’i ndihmojë VMRO-DPMNE-së. Në periudhën e ardhshme, Komiteti Ekzekutiv do të zgjerohet me anëtarë të rinj, me sekretarë të ri gjeneral, kryetar të ri të Unionit të Gruas, dhe me kryetar të ri të Unionit të Veteranëve”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se ai ka propozuar që të mbahet Kongres i jashtëzakonshëm, por Komiteti Qendror e ka refuzuar kërkesën.


“Unë kërkova, respektivisht dhash propozimin që të thirret Kongres i Jashtëzakonshëm, në të cilin unë nuk do të kandidoj. Komiteti Qendror, pasi e lëshova sallën në të cilën mbahej seanca e Komitetit Qendror, unanimisht e ka refuzuar kërkesën time”, tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.



Nga Bordi Iniciues i VMRO-DPMNE-së, reagojnë se Mickoski është aktor i keq, egoja e të cilit e çon partinë në humnerë. 


“Po të ishte i sinqertë në propozimin e tij për Kongres të Jashtëzakonshëm dhe në qëllimin që të mos kandidohet, do ta shfrytëzonte mundësinë që ia jep Statuti, do të jepte dorëheqje dhe do të caktohej Kongres, e jo të bën teatër, duke e keqpërdorur Komitetin Qendror, të cilit i ka skaduar mandati”, thonë nga Bordi Iniciues i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja, thonë se me ndryshimet në VMRO-DPMNE është dëshmuar se asgjë nuk ndryshon në atë parti.


“Kur e shoh përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv, duke e përfshirë edhe Antonijo Milloshoskin dhe ekipin e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, mund të arrijmë në konkluzion se matrica kriminale në Pallatin e Bardhë, mbetet”, u shpreh Kostadin Kostadinov – Zëdhënës i LSDM-së.

Me ndryshimet, pjesë e Komitetit Ekzekutiv janë bashkëpunëtorët e afërt të liderit të partisë siç janë: Rashella Mizrahi, Gordana Dimitrievska-Koçovska, Stefan Andonovski, Dafina Stojanovska, Ollga Llozanovska, Marija Andonovska, kurse kthehet edhe Antonijo Milloshoski. Në komitet kyçet edhe mjeku Vello Markovski, si dhe koloneli Dragan Kovaçki, i cili ishte kandidat për ministër të Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike. Nga anëtarët e deritanishëm mbesin Koce Trajanovski, Trajko Sllaveski dhe Vllatko Gjorçev.

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e  kanalizimit atmosferik dhe atij fekal,...

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar! Xhaferi: Janë në dëm të Kuvendit, por në dobi të shtetit

https://youtu.be/b0-YoBIZbvg Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjdhëm që...

Nga çfarë ndërroi jetë Amdi Bajram? Familja e tij: Vdiq nga sulmi në tru e jo nga korona virusi

https://youtu.be/T4ErpV03hAQ Kolonë makinash sot e përcollën për në banesën e fundit deputetin Amdi Bajramin.

More Articles Like This