Mickoski kundër Jançevit: Selia nuk mund të shitet, është mirë që të fokusohesh në problemet komunale

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur kryetarit të Kavadarit, Mitko Jançev për deklaratën e dhënë në emisionin Click Plus për shitjen e objektit të selisë së VMRO-DPMNE-së.

Mickoski deklaroi se selia nuk mund të shitet, pasi ajo është e ngrirë, ndërkaq e ka këshilluar Jançevin që të merret me problemet e komunës të cilën e udhëheq.

“Nuk do ta komentoja deklaratën e tij, por atë çfarë mund ta them për momentin, se ndoshta ai nuk e di, sepse një kohë të gjatë nuk e di si funksionon VMRO-DPMNE-ja dhe më shumë të fokusohet në punët e komunës të cilën e udhëheq. VMRO-DPMNE-ja tashmë tre vjet pronën e ka të ngrirë, që nënkuton, se edhe nëse duam ne ta shesim selinë të cilën e përmend zotëri Jançevi, nuk mundemi sepse Gjykata e ka ngrirë atë pronë”, tha Mickoski.

Ndërkaq, Jançev në Click Plus deklaroi.

“Nëse Mitko Jançev do të jetë pjesë e udhëheqësisë së ardhme të VMRO-DPMNE-së dhe nëse ka një udhëheqësi, bashkë me udhëheqësinë e ardhshme nuk do të hymë në pallatin e bardhë. Para pallatit do të betohemi, do të japim legjitimitet dhe do të kërkojmë hapësirë ku duhet të funksionojmë”, tha Jançev./TV21

Jançev gjithashtu tha se se në Komitetin Ekzekutiv të partisë është biseduar për shitjen e selisë së VMRO-DPMNE-së./TV21