Kryetari i VMRO-DPMNE-së, në rrjetin social Facebook, shkruan se deputetët e VMRO-DPMNE-së janë të gatshëm të krijojnë kuorum në Kuvend për katër ligjet që kanë të bëjnë me korona –krizën. Mickoski mes tjerash ka shkruar se kërkon nga Kuvendi që në seancën e nesërme ku parashikohen pyetje deputetësh të caktohet seancë me katër ligjet që janë me interes për qytetarët dhe ekonominë.
“Në mënyrë që të mos ketë justifikime dhe të dalë në sipërfaqe fakti kush punon për interesat e qytetarëve dhe kush për interesin e tij personal, unë i kërkoj Kuvendit në seancën e nesërme ku parashikohen pyetje deputetësh, para saj të caktohet seancë me katër ligjet që janë me interes për qytetarët, ekonominë dhe që lidhen me situatën e krizës, ose më saktë: Vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të virusit korona dhe ndryshimet në ligjin pr mbështetje financiare të punëdhënësve, mbështetje financiare për personat fizik që janë të vetëpunësuar dhe janë goditur nga kriza dhe ndryshimet në ligjin për tatimin e të ardhurave personale. Theksoj edhe një herë, edhe pse mbështetja nga Qeveria është e vogël dhe e pamjaftueshme për kompanitë dhe qytetarët, ajo përsëri do të mbështetet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së”, ka shkruar mes tjerash, Hristijan Mickoski.
Пред точно 21 ден Зоран Заев побара да се гласа доверба на неговата Влада, но не побара на истата таа седница да се…
Posted by Hristijan Mickoski on Wednesday, March 24, 2021
