Qeveria ka shlyer euroobligacionin e vitit 2020 në vlerë prej 700 milionë euro, të cilin e kishte marrë qeveria e mëparshme, duke e kthyer atë para afatit dhe duke kursyer disa miliona euro, kështu njoftoi kryeministrit Hristijan Mickoski. Sipas tij, gjatë dy viteve të fundit janë shlyer ose riprogramuar rreth 4,5–4,6 miliardë euro borxh, të krijuara kryesisht gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.
“Në këto dy vite, janë ristrukturuar rreth 4,5 – 4,6 miliardë euro. Ky është borxh dhe obligime të krijuara, në pjesën më të madhe, nga shtatë vitet e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Natyrisht, ka edhe pjesë nga më herët, por në pjesën më të madhe, në përqindje, kjo është diçka mbi tre të katërtat. Ne i shërbejmë këto obligime, njëkohësisht gjejmë mjete për projekte infrastrukturore. Kemi nënshkruar edhe marrëveshje kolektive me arsimin, me shëndetësinë, me administratën etj. Kur punohet me mençuri, sanohen të gjitha pasojat e dëmshme nga një kohë që nuk do të doja kurrë të përsëritej as për qytetarët, as për shtetin” “Ne do të vazhdojmë të funksionojmë në atë mënyrë”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.
Duke krahasuar parametrat ekonomikë, kryeministri tha se në periudhën e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së rritja e Bruto-prodhimit vendor ishte pak nën 1,8 për qind, ndërsa në shtatë tremujorët e qeverisë që e udhëheq VMRO-DPMNE dhe koalicioni, është pothuajse dyfish më e lartë, përkatësisht 3,5 për qind.
Nga ana tjetër, pas rritjes së çmimit të derivatëve naftës në bursat botërore edhe atë për 5 deri në 6 për qind për naftën dhe prej 2 deri në 3 për qind për benzinën Kryeministri Hristijan Mickoski pret që kjo rritje të ndikoj edhe vend. Sipas tij, nga nesër do të ketë një rritje të re të çmimeve të derivateve, por llogaritjet përfundimtare duhet t’i bëjë të ditura Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas pritjeve të tij, çmimi i naftës dizel mund të rritet për rreth 2 deri në 2,5 denarë për litër, ndërsa benzina për rreth një denar.
“Në bazë të llogaritjeve tona, gjatë javës së kaluar kemi pasur rritje të çmimit të naftës në bursat botërore prej rreth 5–6 për qind, si dhe një rritje të lehtë të benzinës prej 2–3 për qind. Pres që çmimi i naftës dizel të rritet për rreth 2–2,5 denarë për litër, ndërsa ai i benzinës për rreth 1 denar. Megjithatë, duhet të presim që nesër Komisioni Rregullator t’i publikojë shifrat përfundimtare. Edhe me këtë rritje, mbetemi bindshëm ndër vendet me çmimet më të ulëta të naftës dizel dhe benzinës”, tha Mickoski.
Vendimin përfundimtar për çmimet e reja me pakicë të derivateve duhet ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së nesërme, pas së cilës çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në përputhje me vendimin e tij.
