Mickoski i thotë Zaevit: A e dini se duhet të ketë regjistrim kontrollues?

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski janë në debat televiziv.

Në TV Kanal 5 kanë folur për tragjedinë në Tetovë dhe për regjistrimin.

Zaev nuk ndryshon qëndrim se për dorëheqjet do të vendoset pasi të përfundojnë hetimet.

Mickoski me kritika se “dorëheqjet kërkohen që të shpëtohen jetë të tjera”.

Sa i takon regjistrimit, Mickoski doli me një kërkesë të re. Nuk tregoi se a do t’i pranojë rezultatet por e pyeti Zaevin se a e di se duhet të ketë regjistrim kontrollues.

Mickoski: A e dini se pas përfundimit të regjistrimit, sipas Eurostatit në disa shtete ka regjistrim kontrollues në 2 përqindëshit e popullsisë?

Zaev: Tregoni në fillim a do t’i pranoni rezultatet? Njëherë thatë se do t’i pranoni rezultatet, tash sërish ndryshoni qëndrime. Kjo është joserioze.

Mickoski ia përsëriti pyetjen e njëjtën, por Zaev me përgjigje:

“Askush nuk frikësohet. Pse tërë ky mosbesim në institucione?”/TV21