Mickoski i bindur për besnikërinë e deputetëve. “Sofja mund të tërhiqet nga kërkesa për futjen e bullgarëve në Kushtetutë”

TË FUNDIT

Bisedimet nuk kanë nisur thotë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

 “Që të nisin, duhet ndryshuar Kushtetuta, sipas qëndrimit të përbashkët të BE-së, neni 11, duhet ndryshuar kushtetuta, të futen bullgarët në preambulë, e pastaj të mbahet Konferenca e vërtetë ndërqeveritare që do të nisë ta udhëheqë procesin e skriningut dhe hapjen e kapitujve”, tha kryetari Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE.

Por kreu i partisë e cila nuk i do bullgarët në Kushtetutë, pohon se ka informacione se Bulgaria mund të tërhiqet nga kërkesa e për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

 “Po kam, po”, shtoi ai.

Nëse kjo ndodh, Mickoski tha se kjo do të nënkuptonte pranimin e kornizës negociuese dhe që marrëveshja dypalëshe të bëhet një marrëveshje evropiane. Po edhe në qoftë se Sofja nuk heq dorë, Mickoski është i bindur se ndryshimet nuk do të kalojnë. I pyetur për deklaratën e ministrit të jashtëm Bujar Osmani, se ndryshimet do të bëhen, kreu opozitës maqedonase kërkoi që të lihet të dëshmojë koha. Puna me bisedimet nuk është kryer, ndërsa mbrojtësit që nuk do të lejojnë ndryshimet kushtetuese janë VMRO-DPMNE dhe koalicioni, siguron Mickoski.

“Kovaçevski, Osmani, Mariçiq, a si quhej, do të përpiqen të bëjnë gjithçka por në thelb populli dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMEN-së nuk do t’i lejojnë që atë ta çojnë deri në fund, e pasaj është ardhja e Qeverisë së re, që duhet të gjitha këto gabime ti përmirësojë një nga një, ekëtë e kemi dhënë si premtim para opinionit”, tha Mickoski.

Sa i përket idesë për referendum, në një të tillë, Mickoski tha se qytetarët do të deklaroheshin nëse e pranojnë kornizën e negociatave të marrëveshjes dypalëshe me Bullgarinë, por jo për ndryshimin e Kushtetutës.