Manovër politike e dështuar – kështu shefi i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, e vlerësoi nënshkrimin e koalicionit të BDI-së me disa parti politike që po bëhen pjesë e Frontit Europian. Edhe pse në këtë koalicion përveç partive shqiptare, për herë të parë po marrin pjesë edhe parti turke, boshnjake dhe rome, sipas Mickoskit kjo nuk do të ndryshojë pozitat e BDI-së.
“Vlerësoj se po mundohen të bëjë manovër në hapësirën politike me çka do të zbusin dështimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nuk mendoj se kjo lëvizje do të jetë e suksesshme, duke pasur parasysh personat që po hyjnë në atë koalicion. Në të kaluarën kishte përpjekje që BDI të prezantojë disa pozita të caktuara që ishin të pasuksesshme. Do ju rikujtoj tranzicionin e blertë të partisë e cila në vend të politikave ekologjike prezantonte politika për biznes tenderë”, tha Hristijan Mickoski.
Negociata për hyrje në koalicionin “Fronti Europian” në krye me BDI-në po udhëheq edhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët. Ai mbrëmë në Klik Plus, kritikoi VMRO-DPMNE-në për të cilën tha se ajo edhe më tej është parti me retorikë nacionaliste. Sipas tij e gjithë kjo që po e flet Mickoski është vetëm retorikë parazgjedhore.
Përndryshe, Mickoski në lidhje me partitë që po largohen nga koalicioni me LSDM-në dhe kalojnë në anën e VMRO-DPMNE-së thotë se me to janë udhëhequr negociata parimore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. Tha se shpreson se shkas që ata të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në kanë qenë gjërat e mira në programin e partisë, e jo diçka tjetër.
