Mickoski e sheh 27 prillin me rastin, sikurse “sulmohet nga gazetarët, mbrohet vetë, ndërkaq policia nuk vepron”

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka treguar dilemën që e ka shtruar te presidenti Stevo Pendarovski për ngjarjet e 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ka deklruar, se vepra për të cilën ngarkohen të akuzuarit e kësaj ngjarje, janë dënuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, por pas mosveprimit.

Ai ka elaboruar këtë qëndrim, edhe me shembullin sikurse ai sulmohet nga gazetarët, mbrohet vetë, ndërkaq policia nuk vepron.

“Dua të shtroj dilemën para jush, të cilën gjithashtu e shtrova si dilemë edhe para presidentit Stevo Pendarovski dhe ajo është, rrezikim terrorist i rendit kushtetues pas mosveprimit. Çfarë nënkupton kjo? Kjo do të thotë, ja për shembull, ju (i drejtohet mediave) të gjithë të drejtoheni kah unë dhe më sulmoni, më sulmoni fizikisht dhe unë të mbrohem sipas mundësive të mia, dhe këta zotërinj nga Ministria e Punëve të Brendshme të mos veprojnë dhe të njëjti të akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtues për mosveprim dhe të dënohen për 15, përkatësisht 18 vjet burg. Ja kështu është shembulli, që janë terrorist, po nuk kanë vepruar si terroristë”, tha Mickoski, transmeton TV21.