Mickoski do të dëshmojë në gjykimin për “Organizuesit e 27 prillit”

TË FUNDIT

Gjykimi për organizuesit e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 vazhdon sot, ndërsa si dëshmitar duhet të paraqitet lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Në seancën e kaluar më 22 dhjetor si dëshmitarë të mbrojtjes u dëgjuan ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili gjatë viteve 2016-2017 ishte anëtar i Komitetit ekzekutiv dhe koordinues partiak në disa komuna, si dhe Vlladimir Nellovski, i cili ishte lider i Unionit të forcave të reja dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të partisë VMRO-DPMNE.

Rasti ndodhet në procedurë hetuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është VIllma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.