Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski deklaroi se u është njoftuar se sot nuk do të mbahet seanca plenare.
“Gjatë tërë ditës ishim në koordinim, dhe në fund të ditës na u njoftua se seanca nuk do të mbahet”, tha Micevski derisa dilte nga Kuvendi.
