Mexhiti për Taravarin: Edhe me VLEN-in edhe me BDI-në nuk mundet! Edhe me BDI-në edhe në qeveri, mendoj që nuk shkon

TË FUNDIT

Izet Mexhiti nga VLEN thotë se për vazhdimin e pjesëmarrjes në qeveri të ASH-Taravarit do të vendojë kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Mexhiti tha se ai mendon se nuk shkon që ASH-ja të bashkëpunojë me BDI-në dhe të mbetet në Qeveri.

“Mendoj për këtë do të kërkoni mendim nga z.Mickoski. Unë flas në emër të VLEN-it. VLEN-i është i qartë, edhe me VLEN-in edhe me BDI-në nuk mundet. Edhe me BDI-në edhe në qeveri, mendoj që nuk shkon”, theksoi Mexhiti.

Mexhiti është i bindur se ka bashkëpunim mes BDI-së dhe ASH-së, ndërsa theksoi se Taravari nuk duhet ta fsheh këtë bashkëpunim.

“Sa i përket z.Taravari, mendoj që është problem i z.Taravarit. Ai duhet ta sqarojë, nuk duhet ta fsheh bashkëpunimin me BDI-në. Pra është legjitime të bashkëpunojnë, nuk mund t’ia ndalojmë, por nuk duhet të harrojmë se ato 107.000 vota i kemi marrë si premtim para qytetarëve që do ta sjellim ndryshimin”, theksoi Mexhiti./tv21.tv