Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti i cili gjatë ditës deklaroi se do të votojë “kundër” shtyrjes së regjistrimit të popullsisë, ka komentuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë se, “diaspora evidentohet”.
Mexhiti për TV21 tha, se deklaratat e tillë është njëri prej argumenteve pse do të votojë kundër shtyrjes së regjistrimit.
“Këtë që e thotë zotëri Mickoski, është vetëm një prej argumenteve pse votoj kundër prolongimit të regjistrimit të popullatës”, tha Mexhiti.
