Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka përshëndetur Ligjin e ri për Lojërat e Fatit, përcjell TV21. Mexhiti thotë se ky ligj po përmbush premtimin për “mbrojtje të familjeve nga ky mallkim”. Mexhiti paralajmëron se do të merren masa për rregullimin e çështjes së kredive të shpejta.
“Fatkeqësia e lojërave të fatit larg shoqërisë sonë. Sot po fillon lufta jonë ligjore me bixhozin dhe kumarin. Kemi premtuar t’i mbrojmë familjet tona nga ky mallkim. Sot po nisim me veprime konkrete. Po vendosim 500 metra distancë nga shkollat. Po ndalojmë reklamat e bixhozit. Po sjellim rregulla më të forta për mbrojtjen e familjeve . Vite me radhë flitej e protestohej kundër bixhozit, por kazinotë shtoheshin përditë . E sot, pa protestë dhe pa zhurmë po japim zgjidhje ligjore, sepse kur japim zotim para qytetarëve, nuk bëjmë propagandë, e bëjmë realitet. Kazinotë po mbyllen, radhën e kanë kreditë e shpejta”, thotë Mexhiti.
