Meteorologët paralajmërojnë reshje intensive të shiut në Maqedoni

TË FUNDIT

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu, të shoqëruara lokalisht me bubullima. Në disa zona, proceset do të jenë më intensive dhe mund të shndërrohen në mot të lig me reshje të dendura (deri në 20 litra për metër katror), shkarkime elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 21 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme shiu. Në disa pjesë të luginës priten procese më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të zbresë në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Të shtunën (6 qershor) dhe të hënën (8 qershor) priten sërish procese më intensive me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe lokalisht mot të lig.